Aktualitet

Investim 13.4 milionë euro në ujësjellës-kanalizimet e Kamzës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:29 - 29/09/20 |
mapo.al

Një investim prej 13.4 milionë eurosh është duke u kryer në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Bashkinë e Kamzës. Investimi përfshin punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit të Kamzës, ndërtimin e ujësjellësit të Zall Mnerit, si dhe sistemimin e gjithë rrjetit të kanalizimeve të bashkisë. 53 mijë banorë do të përfitojnë nga rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve, duke shmangur në këtë mënyrë përmbytjet e përvitshme të banesave.


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë inspektimit të punimeve  u ndal edhe në punimet që po bëhen për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, prej të cilit përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm afro 21 mijë banorë.


Ministrja Belinda Balluku sqaroi se zona kishte investimeve të munguara ndër vite si dhe vuri theksin se këto investime do të jenë edhe për 10 vitet e ardhshme.






Etiketa: ,

Pas