fbpx

Aktualitet

Inxhinierja Bozo: Kemi ngritur shqetësimin, nuk na kanë dëgjuar





               Publikuar në : 21:47 - 03/12/19 |
mapo.al

Inxhinierja Luljeta Bozo thotë se është ngritur shqetësimi në lidhje me kushtet teknike të projektimit, por askush nuk i ka dëgjuar.


E ftuar në studion e emisionit “Tempora” ajo tha se kushti teknik dhe sizmik që është i vitit 1989 duhet të ndryshohet.



Bozo: Ne kemi kohë që kemi një shqetësim, kemi ngritur edhe zërin, por nuk na është dëgjuar. Kemi vite që them kushtin teknik të projektimit dhe atë sizmik që është i 89, është akoma ai në fuqi. Ai duhet modifikuar, sepse ndryshojnë kushtet, ndryshojnë teknologjitë. Kushti teknik është ne evoluim dhe nuk mund të jetë njëherë e përgjithmonë. Nuk është ngritur një grup i tillë, që për mua duhet të jetë një grup i përhershëm që merret më modifikimin e kushtit teknik. Këto modifikimet të bëhen sipas problematikës duke thirrur edhe ekspertët e fushës.



Etiketa: , ,

Pas