fbpx

Teknologji

iPhone SE2/ Gati varianti i ri, lançohet në vitin 2020





               Publikuar në : 17:20 - 15/10/19 |
mapo.alm

Vitin e ardhshëm, Apple do të nxjerrë variantin e ri të SE-së që pati prezantuar në 2016-tën. SE 2 do të ketë dizajnin e iPhone-it të fundit përpara revolucionit të X, por me një procesor më të fuqishëm, të ngjashëm me atë të iPhone 11.  E gjithë kjo, me një çmim të konsideruar mjaft ekonomik: 399 dollarë.


Ky ishte në fakt dhe objektivi i gjigantit të teknologjisë, të cilin e pati parasysh edhe kur paraqiti SE-në përpara tre viteve. Variant i fundit “kopjon” pak stilin e iPhone8 përsa i takon dizajnit. Ekspertët gjithashtu parashikojnë se ky buxhet ka të ngjarë të tërheqë mjaft njerëz që ende përdorin iPhone 6 dhe 6s, të cilët mendohet se ende preferohen nga 200 milionë persona, megjithëse këto lloj telefonësh janë lancuar pesë vite më parë.



Shpresat janë që pajisja e re të jetë një “shtytës kryesor i rritjes” për Apple- in vitin e ardhshëm. Shitja e telefonave me të lirë si SE konsiderohet e një rëndësie të madhe për kompaninë sidomos nëse dëshiron të konkurrojë në tregje si India, ku telefonat më të shtrenjtë se 450 dollarë përbënin 4 përqind të tregut deri vitin e kaluar.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas