Teknologji

iPhone XS i limituar, jen me një orë mekanike në pjesën e pasme






               Publikuar në : 19:30 - 14/03/19 |
mapo.al

Nëse mendoni se iPhone XS Max është pak i lirë atëherë ne kemi disa lajme të mira për ju, sepse modifikuesi rus i telefonit Caviar, ka njoftuar një version të kufizuar të iPhone XS me një orë të ndërtuar në pjesën e pasme.


Telefoni inteligjent quhet Caviar iPhone Tourbillon dhe bie nën serinë ‘Grand Complication’ të kompanisë.

Është mënyra ideale për të treguar dashurinë tuaj për orenditë tradicionale.

Pjesa e përparme e iPhone ka mbetur kryesisht e paprekur, por pjesa e pasme është ri-dizajnuar plotësisht me një dizajn të frymëzuar nga astronomia, duke përdorur titan të zi dhe të bardhë PVD dhe ar 24 karat.

Caviar është duke prodhuar vetëm 99 modele të iPhone XS dhe 99 modele të iPhone XS Max. Secila do të vijë me numrin e saj  unik të gdhendur dhe një çertifikatë autenticiteti.

Një 64GB iPhone XS do të kushtojë $ 8,350 dhe natyrisht, ju mund të zgjidhni 256GB ose 512GB për pak më shumë para.

Çmimet për një XS XS Max fillojnë në $ 9,110.

Natyrisht, kjo është një shumë e lartë e parave për një telefon, por një orë “Swiss tourbillon” zakonisht kushton më shumë se £ 10,000.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas