Blog

Ira, protestuesja që frymëzoi dje Tiranën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 10/05/20 |
mapo.al

Dhjetra qytetarë u ngritën në protestë dje në sheshin ‘Skenderbej’, dhe ngritën zërin për ata që e quajnë instalim diktature, kufizimin dhe kontrollin e jetës së njerëzve nga qeveria. Të gjithë i kanë parë pamjet e ndërhyrjes brutale të policisë, dhe sidomos ka bërë përshtyje tërheqja zvarrë e një gruaje. Aktivistja, quhet Ira Kurti dhe shpejt ajo u bë qendra e vëmendjes mediatike.


Rrallë ka ndodhur një solidaritet i tillë me ndokënd, sidomos në rrjete sociale. Pasi u shoqërua disa orë, në mbrëmje, vetë Ira postoi një video ku tha se u tërhoq zvarrë nga forcat e Policisë gjatë protestës dhe se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak ku u dërgua për trajtim.


***


Të gjithë duan të dinë më shumë për këtë grua. Ira është një juriste që jeton dhe punon prej vitesh në Kanada, dhe duket se shpesh kritikon qeverinë. Ira ka qëlluar në këto kohë të jetë në vendlindjen e saj. Një ditë më parë, ajo i manifestoi qendrimet dhe mospajtimin e saj, teksa doli me kurajo në shesh.


Policia e shumtë në numër ndërhyri për shpërndarjen e protestës, duke shoqëruar me forcë protestuesit. Në pamjet e publikuara duket se si Ira Kurti tërhiqet zvarrë nga blutë e qytetit, madje për një moment ngjan se ajo humb edhe ndjenjat.

Ira u shfaq në gjendje të rënduar shëndetësore, por policia tentoi disa herë që ta shoqëronte në komisariat. Pas shumë minutash mbërriti ambulanca dhe e dërgoi protestuesen në spital.

Pamjet e këtyre momenteve u shpërndanë shumë. Kishte komente pa fund në mbështetje të aktivistet Kurti.

Ndër to, citojmë dy prej tyre; “Bravo Ira, na nderove.”-shprehet një qytetar. “ ‘Liria’ ka portretin e Ira Kurtit”-thotë një tjetër.

Në të vërtetë, dje në Tiranë ishte Dita e Europës, por sjellja e policisë e urdhëruar politikisht, ishte tërësisht anti-europiane. E vetmja fytyrë europiane dje në qytet ishte ajo e protestuesve civilë, dhe sidomos e Irës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas