Aktualitet

Iran/ Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me koronavirus nga qershori








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 21/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 3,341 raste me COVID-19. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i qershorit, ndërsa totali i të infektuarve në vend shkon në 425,481. Shifrat e reja u njoftuan nga zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë,Sima Sadat Lari.


Lari njoftoi po ashtu se brenda ditës kanë humbur jetën 177 persona, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 24,478 në një nga vendet më të goditura nga pandemia në Lindjen e Mesme.


Zyrtarët iranianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar për një valë të tretë të pandemisë, ndërsa qeveria ka fajësuar për rritjen e numrit të të infektuarve uljen e vigjilencës nga ana e qytetarëve.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas