Aktualitet

Irani ndalon festën e Shën Valentinit, merr masa të rënda për ata që kundërshtojnë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 14/02/20 |
mapo.al

Irani ka ndaluar prodhimin e dhuratave të Ditës së Shën Valentinit dhe çdo promovim të kësaj ditë. Festa e dashurisë romantike shihet si një përhapje e kulturës perëndimore, raportojnë mediat iraniane.


Festimi i 14 shkurtit nuk është zyrtarisht i ndaluar, por ekstremistët kanë paralajmëruar vazhdimisht për përhapjen korruptive të vlerave perëndimore.



Agjensitë iraniane të zbatimit të ligjit lëshojnë paralajmërime çdo vit dhe ndonjëherë mbyllin bizneset që shesin arinj pelushi të bërë me zemër të kuqe në gjoks, çokollatë dhe ëmbëlsira të lidhura me shirita të kuq, balona të kuq dhe madje edhe trëndafila të kuq. Më të vështirët për tu kontrolluar janë shitësit që shesin sendet e Valentinit dhe trëndafilat e kuq nëpër rrugë.


Prokuroria e qytetit Kom, kërcënoi bizneset që promovojnë “simbole antikulturore siç janë simbolet e Shën Valentinit” se do t’i mbyllin ato nga një në gjashtë muaj nëse nuk respektojnë rregullat.

Të rinjtë iranianë shpesh festojnë ditën e Shën Valentinit në kafene dhe restorante. Qeveria paralajmëron këto institucione paraprakisht për t’i ndaluar njerëzit të festojnë ditën e ndaluar të dashurisë. Asnjë qirinjë apo balonë të kuq, nuk ka shkëmbim dhuratash dhe padyshim që nuk ka oferta speciale për këtë rast.

Disa iranianë laikë, të cilët gjithashtu nuk e aprovojnë të festojnë një festë jo-iraniane me rrënjë në traditën e krishterë, janë përpjekur të ofrojnë një alternative iraniane për Ditën e Shën Valentinit.

Alternativa që ata janë përpjekur të promovojnë është festimi i ditës së Sepandarmaz, perëndeshë e pjellorisë dhe tokës në kulturën e lashtë iraniane dhe në fenë Zoroastrian.

Iranët e lashtë festuan ditën e Sepandarmazit duke ofruar dhurata për gratë. Komuniteti i vogël i Zoroastrianëve iranianë ende e nderojnë me ritëm festën e Sepandarmaz dhe u ofrojnë dhurata grave.

Kjo ditë bie më 19 shkurt, vetëm disa ditë pas Ditës së Shën Valentinit. Në mungesë të një force lëvizëse tregtare, festimi i Ditës së Sepandarmaz nuk është bërë vërtet një sfidë e madhe për rivalin e saj perëndimor, të paktën tani për tani. Ora


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas