Supermodelja Irina Shayk ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper për qëndrimin e saj ndaj privatësisë, mëmësisë dhe martesës.
Ajo nuk ngurroi të shprehte habinë ndaj fiksimit të njerëzve për jetën e saj private, e megjithatë, sërish i justifikoi.“Mendoj se është thjesht të qenit njerëzor. Nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perder dhe ti do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”-u shpreh Irina.
Ndonëse ka lënë pas vetes një raport të dështuar me futbollistin Cristiano Ronaldo dhe aktorin Bradley Cooper, bukuroshja ruse u shpreh se ende beson tek martesa. “A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj.”
Më tej, Irina tha se asnjë femër nuk duhet të humbasë identitetin e saj vetëm sepse bëhet nënë. “Më thuaj një arsye, vetëm një që meqënëse je nënë, tani duhet të veshësh funde më të gjatë. Jo, unë nuk besoj në këtë gjë.”
Dhe në përfundim të intervistës, Irina e bën të qartë që nuk do të preferonte kurrsesi si dhuratë një buqetë me lule.