Aktualitet

Irlanda zgjedh kryeministrin e ri, rivalët e Luftës Civile në një koalicion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 27/06/20 |
mapo.al

Parlamenti irlandez u mblodh të shtunën dhe zgjodhi Micheal Martin si kryeministrin e ri të vendit.


59-vjeçari i lindur në Cork ka qenë drejtuesi i partisë “Fianna Fáil” që nga viti 2011. Ai do të drejtojë një koalicion tre palësh të përbërë nga “Fianna Fáil”, “Fineael” dhe Partia e Gjelbër.


Kjo është hera e parë në histori që rivalët e Luftës Civile “Fianna Fáil” dhe “Fineael” qeverisin së bashku.


Martin do të udhëheqë vendin deri në dhjetor të vitit 2022 përpara se t’i dorëzojë mandatin Leo Varadkar.


Në fjalimin e marrjes së detyrës Martin tha se zgjedhja e tij kryeministër ishte “një nga nderimet më të mëdha që mund të marrë dikush”.


Etiketa: ,

Pas