Analisti i njohur Artur Zheji ka shfaqur dyshime nëse ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi mund të jetë kryeministër i një qeverie tranzitore.
Me elegancë dhe ironi, Zheji komenton një foto që qarkulloi sot në rrjetet sociale të Blushit duke hyrë në ndërtesën e Kryeministrisë.
“Kam një pyetje që është e natyrës gossip. Sipas një thashethemi sot Blushi është fotografuar duke hyrë në Kryeministri. Mos është duke u biseduar për t’ia besuar qeverinë tranzitore Ben Blushit? Mund të jetë një kandidaturë? Ben Blushi mund të jetë kryeministër”, tha ai.