Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.
Në një takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit, në kuadër të FRESH (Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë), Balla tha forumi ka prodhuar pafundësisht politikanë, por në rastin e presidentit Ilir Meta ka bërë zgjedhje të gabuar.
“Kemi pasur edhe atë kryetar FRESH-i, por edhe në një arë me misra, ka ndonjë kalli që nuk bën. Por përgjithësisht FRESH-i ka nxjerrë djem e vajza të cilët kanë ditur të ecin në rrugën e politikës”, tha Taulant Balla.
“Mistrec dhe hileqar”, kështu e konsideroi dje Balla presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit ktheu për rishqyrtim Kodin Zgjedhor në Kuvend.