Ylli Dylgjeri ka postuar me ironi një status ku shkruan: “Lapsus i SPAK! Ne u nisëm të kontrollonim për Edvin Ramën na doli Edvin Prifti!“.
Ai i referohet operacionit të djeshëm të SPAK në Gjykatën e Krujës ku u arrestua gjyqtarja që lironte “të fortët”, Enkeleda Hoxha, ndërsa në rrjetën e përgjimeve ka rënë edhe mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjet edhe një shumë e konsiderueshme parash cash.