fbpx

Aktualitet

Ironia e gazetarit: A na i jep Kosova borxh prokurorët e zgjedhjeve?





               Publikuar në : 14:35 - 08/10/19 |
mapo.al

Edvin Parruca


Në mes të pikëllimit të përgjithshëm që shkaktoi krahasimi i zgjedhjeve në Kosovë me zgjedhjet tona, hyra njëherë në faqen e KQZ-së sonë; Meqë nëpër rrjet u rishtrua pyetja ‘a kanë dalë rezultatet perfundimtare të 30 qershorit?’



M’atë kohe u morëm me pjesëmarrjen, e meqë rezultati përfundimtar u vonua ca, e harruam fare. Por paska dalë, e meqe nuk e kisha parë (me keq akoma, s’kisha lexuar as ndonje analizë të ndonjë tjetri), u çudita ca me vonesë…


Si more nuk e paskam analizuar une faktin se PS-ja ka pësuar një renie me 200 mijë vota nga 2017?

Po që Demokracia Sociale e paska 11-fishuar rezultatin duke marrë gati 28 mije vota, më shumë se “Libra” e “Sfida” bashkë në 2017?

(Prit une qe te linde ndonje force alternative, e paskam pasur para syve)

Po që Aleanca Arbnore Kombetare, me 48 like në Facebook ka marrë mbi 9 mijë vota?

Po Partia e Gjelbër, që nuk ishte fare në 2017, hyn në garë dhe merr direkt mbi 14 mijë vota? (Kur Greta ende s’e kishte mbajtur fjalen e saj virale).

Ndjehem shumë i zhgënjyer profesionalisht me veten, ndërkohë që paska ndodhur një revolucion politik i përmasave të këtilla, une kam humbur kohë duke llaparitur në studio jo po Rama, jo po Basha. Jo po hajde ta bejmë edhe në proporcional kombetar me lista të hapura, siç e ka Kosova.

Paskan të drejtë udhëheqësit tanë që duan ta mbajnë sistemin nën kontroll, kështu si është edhe shiko sa pa kontroll votojnë shqiptaret, pale t’u japesh lirine t’i zgjedhin vertet vetë perfaqesuesit e tyre!

(P.S.: Ata 100 prokurorët që angazhoi Kosova ditën e zgjedhjeve, a i jep borxh?)

*Marrë nga profili në facebook i gazetarit dhe moderatorit të lajmeve në News 24, Edvin Parruca


Etiketa: , ,

Pas