Aktualitet

Ironia e gazetarit/ Ruçi: Fjalën e ka lideri i opozitës, z.Gjuzi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 01/03/19 |
mapo.al

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar situatën e re ku mund të përfundojë parlamenti me largimin e opozitës. Rama po tenton të qendrojë në pushtet duke shpikur “një opozitë të re”. Me plot humor, Tomorri ka inskenuar një situatë, se çfarë mund të ndodhë në parlament kur të votohet buxheti i ri i 2019.


Statusi i plotë i gazetarit në facebook



Diskutimet ne Kuvend per Projektbuxhetin 2020.


Gramoz Ruci: Te dashur kolege sipas rendit te dites sot kemi per te diskutuar ne parim projektligjin per Buxhetin e Shtetit 2020. Pa humbur kohe, ftoj kryeministrin Edi Rama te paraqese Buxhetin e ri.
-Faleminderit kryetar. Te nderuar deputete, 6 vjet me pare ne trasheguam nje Shqiperi qe lengonte dhe nje ekonomi ne buze te humneres. Por sot ne vijme ketu ne nje situate krejt tjeter.

Pasi kemi shmangur skenarin grek, kemi vene ekonomine ne rrugen e rritjes se shpejte. Me kete buxhet ne konsolidojme me tej zhvillimin ekonomik te vendit, rrisim rrogat dhe pensionet, financojme me shume per arsimin dhe shendetesine. Ky eshte buxheti i shqiptareve, qe rrit investimet dhe ul borxhin publik.
Gramoz Ruci: Faleminderit zoti kryeminister per ekspozene e qarte. Fjalen e ka lideri i opozites, zoti Gjuzi.

Fjalen e merr Kujtim Gjuzi.

-I nderuar kryetar. Ky është një buxhet i ngritur për një qëllim, sigurimin e pasurisë së Edi Ramës dhe njerëzve të tij, në shërbim të krimit dhe klientëve.

Ne cilesine e partise me te madhe opozitare, Partia Konservatore e sheh kete si buxhetin e krizes, taksave te larta dhe vrasjes se shpreses. Ky eshte drafti i varferimit te shqiptareve, uljes se investimeve dhe rritjes se borxhit publik.

Si konservatore ne nuk mund te pajtohemi me nje buxhet, qe targeton deficit fiskal 2 per qind te PBB-se. Ne mendojme qe buxheti duhet te jete i balancuar, pse jo me suficit per te ulur borxhin e larte publik.

Gramoz Ruci: Po faleminderit zoti Gjuzi. Fjalen e ka kryetari i grupit parlamentar te LSI-se Ylli Shehu.

– I nderuar kryetar. Grupi Parlamentar i LSI-se e ka studiuar me kujdes projektbuxhetin e ri. Ne mbeshtesim draftin ne parim, por propozojme te rritet mbeshtetja per kulturen, vecanerisht per muziken popullore.

Eshte e papranueshme qe ky ze te mos marre thuajse asnje lek nga buxheti per vitin e ardhshem. Ne do paraqesim edhe amendament per kete kur te vijme tek diskutimet nen per nen.

Gramoz Ruci: Po faleminderit zoti Shehu. Me diskutimet mbaruam. Tani kalojme ne votim. Hapet votimi me elektronik. Ju lutem votoni. Atehere 84 pro, 2 kunder asnje abstenim. Kuvendi miraton ne parim buxhetin e shtetit per vitin 2020, seanca e radhes do te njoftohet me email.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas