fbpx

Aktualitet

Ironia e Salianjit për MB: Vidhet ministria kundër vjedhjes!





               Publikuar në : 14:31 - 03/10/19 |
mapo.al

Pas lajmit të vjedhjes për herë të dytë brenda muajit të Ministrisë së Brendshme, ka ardhur edhe reagimi i Ervin Salianjit, ku përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-deputeti i PD shkruan:


Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!🤦🏻‍♂️



Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë!


Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas