Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaron se ky i fundit është më zi se diktatura në raport me kushtetutën. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se edhe diktatura në kohën e Partisë së Punës ishte me serioze lidhur me Kushtetutën e saj.
REAGIMI I VASILIT
Edi Rama me zi edhe se diktatura ne raport me Kushtetuten! (VIDEO).
Edhe diktatura ne kohen e Partise se Punes ishte me serioze lidhur me Kushtetuten e saj.
Ndryshe nga Edi Rama qe e dhunon dhe e ndryshon nga mengjesi ne darke Kushtetuten dhe kerkon te rrembeje Gjykaten Kushtetuese, perkundrazi Partise se Punes ju deshen tre vjet pune per ta ndryshuar Kushtetuten e saj ne vitin 1976.
Ja ç’thoshte kohe me pare Profesor. Ismet Elezi:
“Puna për përgatitjen e Kushtetutës filloi që në vitin ’73, patëm një mbledhje nën drejtimin e Adil Çarçanit në kryeministri dhe u caktua një komision. Ky komision që u krijua, në realitet ishte për një pjesë të kushtetutës, kryesisht për organizimin shtetëror. Të tilla grupe ishin krijuar edhe për sektorë të tjerë.
Në fillim ndryshimet e Kushtetutës u bënë heshtazi deri në ’75. Në 1975 në Kuvendin popullor parashtroi hartimin e një kushtetute të re që të paraqiste etapat e socializmit. Në atë seancë u krijua komisioni. Kjo ishte ana formale e jashtme”.
Krahasoni nga ana formale me Partine e Punes dhe do te kuptoni se cfare turp i vertete si kryeminister eshte Edi Rama.