Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka folur në lidhje me situatën e vendit tonë nga ana e blegtorisë dhe bujqësisë.
Ai tha se numri i bagëtive në vendin tonë është ulur dhe se qeveria nuk ka politika për të ndihmuar blegtorët.
“Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ka vetëm aromë hashashi, ku janë lopët.
Ku janë këto subvencionet e famshme, po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti.
Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët.
Kush i ka, kush i mban, 7 mijë lekë është dengu i barit. Na vjen keq që kemi studiuar, e kemi qërruar sytë, kemi ndërruar 7 herë numrin e syzeve. Bëhemi si ato çunat e Londrës me 2 mln euro”, tha Korreshi.