ShowBizz

Ironizoi Mira Kazhanin, Jul Deda: S’kërkoj falje, ka nevojë për paracetamol





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 25/11/19 |
mapo.al

Aktori i humorit Jul Deda ka folur për përplasjen verbale në distancë me gazetaren Mira Kazhani. I ftuar së fundmi në emisionin “Thumb On”, Deda sqaroi statusin tallës përkundrejt Kazhanit, pasi kjo e fundit u  shpreh se protesta e Astirit s’është gjë tjetër veçse dështim.


“Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status. Ajo duke qenë se është një person që gabon shumë, e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të. Ajo është një batutë, por kur shoh që në të gjithë këtë vorbull gratë janë lëshuar për të mbrojtur njëra-tjetrën, nuk pres që një grua apo femër të dalë dhe të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që është rrahur dhe persekutuar. “T’i gjejmë një burrë” është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u mërzita nga komenti i saj, nuk më preku, sepse ishte një përgjigje mllefi”-u shpreh Juli.


Moderatorja e emisionit, Fatma Haxhialiu i kërkoi aktorit që të shprehë ndjesë publike. Por, ky i fundit nuk pranoi, duke i mbetur besnik qendrimit të mëparshëm.


“Po të jesh burrë, i kërkon falje publike”-tha Fatma. “Unë t’i kërkoj falje asaj? Po sikur t’i kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë”-u përgjigj Juli. “Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir?”-iu kthye moderatorja. “Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i”-ironizoi Juli.


Risjellim në vëmendje se edhe Mira Kazhani reagoi para pak kohësh për debatin me Jul Dedën, teksa ishte e ftuar në emisionin “Provokacja”. Ajo u shpreh se Juli e keqkuptoi shkrimin e saj, pasi nuk i drejtohej në të vërtetë banorëve të Astirit, por formës së protestës dhe kauzës së tyre.


Etiketa: ,

Pas