Aktualitet

Ironizoi pagat e kontrollorëve – E shkuara e Ballukut me rrogë 6.5 mln lekë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 07/04/21 |
mapo.al

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi sot se greva e kontrollorëve ajrorë është një grusht shteti, dhe se reagimi i tyre vjen nga ulja e një page anormale për Shqipërinë.





Bëhet fjalë për rrogë deri në 4 milionë e 440 mijë lekë, që tashmë është tkurrur në 2 milionë e 449 mijë lekë.


Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale”, – ekzaktësisht kështu u shpreh ministrja Balluku në një konferencë për mediat.





Mirëpo, në vitin 2015,  Balluku mori postin e drejtoreshës së Albcontrol – agjenci shtetërore me vetëfinancim – rroga e së cilës asokohe ishte rreth 6 milionë e 500 mijë lekë.



Shumë kjo që tejkalon pagën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, që njihet si zyrtari më i paguar në vend.


Për më tepër, Balluku ka qenë edhe në fokus të disa skandaleve lidhur me përdorimin e fondeve në Albcontrol, ku për trajnime punonjësish janë shpenzuar mbi 600 milionë lekë, si dhe për tendera në vlera marramendëse për investime të panevojshme.

Ndërkohë sipas PD-së, 70% e procedurave të zhvilluara nga Albcontrol me në krye Ballukun kanë qenë me prokurim të drejtpërdrejtë, ndërsa vlera ka kapur shifrën e 20 miliardë lekeve.

LEXO EDHE: 

Greva e AlbControl, Balluku: Grusht shteti, paguheshin 4.4 mln lekë në muaj

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas