Aktualitet

Isa Mustafa: Do negocioj me Albin Kurtin për bashkëqeverisjen






               Publikuar në : 19:01 - 08/10/19 |
mapo.al

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se do të ketë një takim mes tij, kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se do t’i vazhdojnë negociatat me kreun e VV, aty ku i kishin lënë para procesit zgjedhor, duke shtuar se tashmë do të respektohet vullneti i qytetarëve.


“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes”, thotë Isa Mustafa.



Kurse, sa i përket rezultatit zgjedhor, Mustafa ka thënë se do të presin deri në fund për të parë se kush nga partitë, LDK apo VV, do të dalë në vendin e parë, pasi të jenë numëruar edhe votat e mërgimtarëve dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Postimi 
Qytetarë të nderuar
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq. Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave. Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM

LEXO EDHE:

Kosovë/ Ambasadori i SHBA takon Albin Kurtin dhe Isa Mustafën


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas