Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet 1 statusi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se është shëruar nga COVID-19.
Mustafa u ka uruar shërim të shpejtë të prekurve me koronavirus dhe u ka shprehur ngushëllimet atyre që kanë humbur të afërmit.
Duke falënderuar të gjjthë ata që janë lutur për shëndetin e tij, ai ka disa fjalë edhe për ata që i kanë uruar vdekjen.
“Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes sime e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendos për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia”, shkruan ndër të tjera Mustafa.