Aktualitet

Isa Mustafa rrëfen prapaskenat me Ramush Haradinajn për marrëveshjen me Serbinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:59 - 07/09/20 |
mapo.al

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partisë më të madhe në koalicionin qeverisës ka zbuluar prapaskenat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ne Washington.





Mustafa thotë se një ditë para 4 shtatorit ka komunikuar me Haradinajn me telefon, kurse ditën e marrëveshjes ka pirë kafe paradite, para se të nënshkruhej marrëveshja.


Haradinaj i ka kërkuar që marrëveshja për Ujmanin mos bëhej me Serbinë por me SHBA-në. Mustafa e ka garantuar për diçka të tillë duke vijuar kontaktet edhe pasdite.




Më pas Haradinaj i ka njoftuar Mustafës se dy ministra të AAK-së do të dorëhiqeshin nëse Hoti firmoste marrëveshjen në SHBA ku të ishte dhe pika e Ujmanit ndërkohë që do hidhej dhe firma e Serbisë në të.


Por më pas Mustafa e garantoi sërish duke u informuar dhe nga Hoti se marrëveshja nuk do të kishte ndryshime, dhe se pala amerikane i qëndronte pikave të 3 shtatorit.


Përfundimisht Liqeni i Ujmanit do të përdoret bashkarisht nga Kosova dhe Serbia si burim energjetik, pasi të dyja vendet kanë marrëveshje të veçanta me SHBA për këtë pikë.

STATUSI NGA ISA MUSTAFA

Të nderuar qytetarë

E vërteta për marrëveshjen në Washington, sa i përket Liqenit të Ujmanit, nuk është kjo që po raportohet nga disa media.
Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator).

Me z. Haradinaj kemi komunikuar me telefon dhe me mesazhe me dt 3 shtator, jemi takuar dhe kemi pirë kafe me dt 4 shtator në ora 10 paradite. E kam informuar se teksti për Ujmanin, ashtu siç më është prezantuar nga z. Hoti, flet për studim të fizibilitetit dhe marrëveshja si e tillë nuk nënshkruhet në një dokument me palën serbe, prandaj se nuk ka vend të shqetësohemi. Kemi vazhduar të komunikojme edhe pasdite, me kohen tone lokale.

Lexo edhe :  Basha me shoqatën e fasonëve: Mbështetje për produktet 'Made in Albania'

Në bisedë me mua, z. Haradinaj ka shprehur kërkesën që teksti (ky që është nënshkruar e jo ndonjë tekst tjeter) të mos nënshkruhet si marrëveshje me Serbinë por vetem me SHBA-të, ose që në marrëveshje të mos përmendet Ujmani, por vetëm fizibiliteti për ujërat.

Jam informuar nga Kryeministri, pasi ia kam prezantuar këto shqetësime, se pala amerikane nuk pajtohet të bëhen ndryshime të marrëveshjes dhe se mbetet ose të nënshkruhet marrëveshja ashtu siç është dakorduar ditën e 3 shtatorit ose të mos nënshkruhet.

Unë jam informuar nga z. Haradinaj më 4 shtator për dorëheqjen e dy ministrave të AAK-së, ( në ora 15:19 min) iu kam përgjigjur se z. Hoti po komunikon me ndërmjetësuesit amerikan por se edhe une edhe ai (Haradinaj) kemi kërkuar involvim të fuqishëm të SHBA-së, prandaj kur është fjala me këtë partner, ne mund të kërkojmë mirëkuptim por është vështirë të kundërshtojmë, sidoqoftë është mirë të ruajmë këtë partneritet mes veti dhe me SHBA-të.

Punët e qeverisë këkojnë besim dhe bashkëpunim. I tillë është edhe dialogu. Kryeministrin dhe qeverinë e kemi zgjedhur dhe i kemi dhënë besimin si partner të koalicionit, prandaj vetëm mbi këtë bazë mund të funksionojë qeveria dhe ta bëjë punën e saj.

Është e padenjë dhe e padrejtë të tentohet të krijohet opinioni se njëri partner në dialog e fali Ujmanin ndërkaq tjetri e shpëtoi. IM

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas