ShowBizz

Isaac Carew përfundon në spital pas ndarjes nga Dua Lipa (FOTO)





               Publikuar në : 14:18 - 07/06/19 |
mapo.al

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me 33-vjeçarin Isaac Carew. Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat rozë, shefi kuzhinës dhe modeli i famshëm publikoi foto nga spitali. Duket se Carew po e përjeton shumë keq ndarjen me Duan.

23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017. Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.


“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën ti bënin gjërat të funksiononin,”-tha një burim për The Sun.





Etiketa: , ,

Pas