Ish-ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi është bërë pjesë e kabinetit të ministrit të ri të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Mediat italiane raportojnë se Sequi i është bashkuar Di Maios në Farnesina, si drejtues i kabinetit.
Ettore Francesco Sequi, 63 vjeç, ambasadori aktual në Pekin, është emëruar shef i ri i kabinetit i ministrit. Një zgjedhje e papritur, duket gjithashtu për personin në fjalë.
Por kjo përshtatet mirë në ekuilibrin e qeverisë së re Conte. Sequi është një diplomat me kompetencë të njohur, i domosdoshëm për të balancuar mungesën e përvojës së ministrit të ri të jashtëm.
Sequi ka qenë ndër të tjera edhe ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasador i Italisë në Kinë.
Ai ka lënë gjurmë me angazhimin e tij në situatat e turbullta shqiptare të disa viteve më parë, duke qenë edhe një dashamirës i njohur i vendit tonë.
Etiketa: Ettore Sequi, Luigi di Maio, qeveria italiane