Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i vërtetë.
Ai për këtë gjë ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe ka kërkuar që BE të ndalet së përdoruri termin “dialog”.
“Nuk ka dialog të vërtetë mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së. Ka vetëm një justifikim patetik dhe shtirje se diçka po ndodh, kur nuk po ndodh dhe nuk ka ndodhur për vite me radhë. Ka shumë arsye për këtë gjë dhe faji bie mbi dyja palët, por fajtori kryesor është Kurti, i cili bën provokime të përsëritura dhe nuk ka gatishmëri për të respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel disa vite më parë”, ka thënë Montgomery.