ShowBizz

Ish-autorja thumbon Mekollin: Mosmirënjohësit e kanë vendin në ferr






               Publikuar në : 10:33 - 14/08/19 |
mapo.al

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli do të rikthehet sërish në ekran me emisionin “Hell’s Kitchen”. Por, gjërat kanë nisur jo mirë. Mësohet se për këtë sezon televiziv autorja e programit nuk do të jetë më Olsa Muhameti, por  Zefina Hasani, e rikthyer në “Top Channel” pas një konflikti të ndodhur përpara disa viteve.


Për këtë të fundit, Renato u shpreh sot për “Klubin e Mëngjesit” se ka eksperiencën dhe nuhatjen e duhur, ndaj nuk do ta ndërronte me asnjë person që është në krahun e tij të djathtë në “Hell’s Kitchen”. Mirëpo, Olsa Muhameti duket se nuk i ka pritur mirë këto fjalë.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” ku duket qartazi që i drejtohet Renato Mekollit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin. “Ka një vend në ferr për të gjithë ata që përpiqen të heqin meritat duke ia faturuar vetes. Ah, dhe diçka. Suksesi arrihet në grup dhe asnjëherë i vetëm. Mjerë kush e mendon si të tillë. Suksese!”-ka shkruar Olsa Muhameti.

<
>
a-7-640x1282 b-5-640x1292


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas