ShowBizz

Ish-banori i “Big Brother” martohet në SHBA, plane për fëmijë (FOTO)






               Publikuar në : 19:15 - 23/08/19 |
mapo.al

Ish-banori i “Big Brother’ Ervin Zyfi është larguar në Amerikë ku dhe ka nisur një jetë të re atje. Në disa intervista të ndryshme ai ka treguar se është fejuar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Story.al” Ervini ka zbuluar se para pak kohësh është martuar.

“Jeta e re, status i ri! Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA, dhe mund ta them që fillimi është i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit, që kam në krah një person të mrekullueshëm” ,ka treguar ish-banori.


Më tej ai ka shtuar se së shpejti ka në plan të zgjerojë familjen dhe po mendojnë për një fëmijë.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës është fëmija. Po e mendojmë, pasi edhe shtëpia që kemi marrë ka shumë hapësire dhe kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë! Kur do që të vijë jemi të përgatitur!”, tha ai.


Etiketa: , ,

Pas