ShowBizz

Ish-banorja e “BB” merr propozimin me unazë diamanti, ja përgjigja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 13/09/19 |
mapo.al

Ish-konkurentja e “Big Brother Albania”, Xheni Mhillaj, ka festuar një ditë më parë 24-vjetorin e lindjes. Urimet për të kanë qenë të shumta, nga miqtë, të afërm dhe fansat. Madje ajo ka vendosur që t’i publikojë shumicën në “Instastory”.

Surprizën më të bukur Xheni e ka marrë nga i dashuri i saj. Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se ai kishte përgatitur një darkë shumë romantike me drita e qirinj.

Përveç arushit me trëndafila të kuq, njeriu i zemrës i ka dhuruar edhe një unazë me gur diamanti. Mjaft e lumtur nga kjo surprizë, Xheni ka vendosur që dhuratën ta ndajë edhe me ndjekësit e saj, duke treguar se ka thënë “Po”.






1













Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas