ShowBizz

Ish-basketbollisti: Madonna më ofroi 20 mln $, për ta lënë shtatzënë






               Publikuar në : 14:14 - 20/09/19 |
mapo.al

Ish-basketbollisti i njohur Dennis Rodman pretendon se Madonna i ka propozuar përgjatë lidhjes së tyre në 1994-ën se, në rast se do ta linte shtatzënë, do t’i jepte 20 milionë dollarë. Ai u shpreh përgjatë një interviste radiofonike se mbretëresha e popit i kërkonte me çdo kusht që të kishin së bashku një fëmijë.


“Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër. (..) Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në shtëpinë e saj, në New York.



Unë isha në një kazino, në Las Vegas. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të marrë në aeroport. Shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave”-tha ish-basketbollisti i Chicago Bulls.

58-vjeçari u shpreh gjithashtu se nuk mendon se ka qenë i vetmi që ka marrë një propozim të tillë nga Madonna. Kjo e fundit dhe Dennis Rodman frekuentuan njëri-tjetrin vetëm për disa muaj.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas