Aktualitet

Koronavirusi, ish-deputeti i LSI: Kuvendi të futet në karantinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 28/07/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo kërkon që t’u bëhet tamponi të gjithë deputetëve dhe të karantinohet i gjithë parlamenti pas rastit pozitiv që rezultoi Ralf Gjoni.


“Emergjente tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin”, shkruan Vangjel Tavo.


Në 30 korrik mbyllet sesioni parlamentar, por në dy ditët e ardhshme do të zhvillohen dy seanca të parlamentit, teksa në njërën prej tyre do të miratohen ndryshimet kushtetuese për koalicionet dhe listat.


Gjoni nuk ishte dje në seancën plenare, por deputeti duhet të japë listën e personave që ka pasur kontakte për të vijuar hetimi epidemiologjik.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas