Nikollaq Neranxi u ka bërë thirrje që të gjithë punonjësve të kompanisë së tij dhe jo vetëm tyre, por të gjithë biznesmenëve, për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës për rritjen e taksave.
Thirrja është publikuar nga kompania e tij, ndërkohë që nismën për protestën e ka Nisma Thurje.
Këta të fundit thonë se duhet protestuar pasi janë dhjetëfishuar taksat në mënyrë të papritur nga Bashkia e Tiranës.
I pyetur në FB, Neranxi sqaron se nuk ka lidhje me politikën, edhe pse ka qenë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkohë dhjetëra përfaqësues të biznesit dolën përpara Bashkisë, duke theksuar se biznesi po falimenton.
“Taksat janë në Amerikë, shërbimet si në Afrikë,” thanë biznesmenët.
Mes protestuesve ishte edhe Arbër Çepani, fitues i edicionit të parë të Big Brother.
Ai tha se ka ardhur nga Italia për të protestuar.
“Biznesi është tavani i fundit që mban këtë vend,” tha ai.
“Kam frikë se nëse luajmë kokë a pil, kur hedh një 1 mijë lekësh në ajër, tani do na bjerë 200 lekësh në tokë,” tha ai.