Aktualitet

Ish-deputetja e PS Edlira Bode emërohet në krye të spitalit të Traumës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:11 - 19/10/21 |
mapo.al

Spitali i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, nga sot do të ketë drejtues të ri.  Burime për gazetaren e ABC Ema Shazivari bëjnë me dije se në krye të spitalit është emëruar ish-deputetja e PS Edlira Bode. Bode zë vendin e Arben Zenelajt i cili e mori këtë detyrë në vitin 2017, ndësa tani do të caktohet shef Shërbimi në këtë spital.






Kush është Edlira Bode? Gjatë viteve 2017 – 2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.


Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës.







1







Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas