Aktualitet

Ish-deputetja publikon fotot e pallatit të dëmtuar: Qeveria të marrë masa





               Publikuar në : 22:00 - 05/12/19 |
mapo.al

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, teksa publikon fotot e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë, i bën thirrje qeverisë dhe bashkisë së qytetit, që të marrin masat e nevojshme për strehimin e banorëve.


Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Metaliaj shkruan se pallatit i është vënë shiriti si i pabanueshëm, ndërsa shton se duhen marrë menjëherë masa, pasi koha nuk pret.



Postimi i plotë:


Sot ekspertet verifikuan dhe vleresuan pallatin prane shkolles Gjergj Fishta ne qytetin e Lezhes ,dhe i vendosen shiritin.

14 apartamente u vleresuan te pabanueshem!

Duhej te vinte kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ne Lezhe per te takuar banoret ne pallatet e demtuara rende qe te zgjidhen hallet e qytetareve!

Prej 9 ditesh tashme keta banore jetonin te pasigurte ne banesat e demtuara rende nga termeti i frikshem.

I bej thirrje qeverise vendore dhe qendrore te marrin te gjitha masat e nevojshme te strehojne keto 14 familje!

Koha nuk pret!


Etiketa: , , ,

Pas