Kryesore

Abuzoi me tenderat: Ish-drejtori i burgjeve, Artur Zoto dënohet me 5 vite burg









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 11/05/18 |
mapo.al

Pas një procesi të gjatë gjyqësor është dënuar me 5 vite burg ish-drejtori i burgjeve, Artur Zoto.



Ish-drejtori i Burgjeve është gjetur fajtor për akte korruptive.


Avokati i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, Ardian Leka ka kërkuar pafajësi për klientin e tij.




Leka tha se nuk vërtetohen akuzat për korrupsion për ish-drejtorin e Burgjeve dhe se nuk është vërtetuar në asnjë moment se Zoto ka bashkëpunuar me nëndrejtorin Iljaz Labi.



“Në përgjime del se Iljaz Labi nuk ka pasur asnjë komunikim me Zoton“, shprehet avokat Ardian Leka.


Për Artur Zoton, Prokuroria kërkoi 5 vite burg.

Zoto akuzohej për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Burgjeve në kohën kur mbante postin e drejtorit.

Ai u arrestua pas dëshmisë së ish-vartësit të tij Iljaz Labi.

Ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

1


Etiketa: , ,

Pas