Gjykata e Apelit në Shkodër lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” që dha shkalla e parë për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka.
Edhe pse avokati i tij paraqiti prentendimet për një masë më të lehtë, ajo u refuzua nga gjykata duke mos marrë parasysh as garancinë pasurore dhe as kushtet familjare.
Kjo e fundit pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë që i qëndroi masës për “arrest me burg”, vendosi të mos ndryshojë vendimin që kishte dhënë gjykata e shkallës së parë në 28 shtator.
Leka u arrestua së bashku me juristen Frida Mirashi nën akuzën e korrupsionit.