Aktualitet

Ish-drejtori i ISHP akuza qeverisë: Po keqmenaxhon situatën, thelbi është testimi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 24/11/20 |
mapo.al

Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik deklaron se ndodhemi në këtë situatë për shkak të keq-menazhimit të pandemisë.



Ai theksoi në studion e Euronews se thelbi është që të testohen sa më shumë qytetarë.


“Për shkak të paaftësisë menaxhuese jemi në këtë situatë. Duhet të kuptojmë një gjë që e gjitha është menaxhim. Ne kemi ato spitale që kemi, ata mjek që kemi, por mënyra e organizimit dhe vënia në efiçenc e tyre të jep komplet thelbin. Ne renditemi në vendet më të dobëta në menaxhimin e pandemisë, qoftë sa i përket testimit. Thelbi është testimi, hetim epidemiologjik dhe mjekim në kohë”, tha ai.




“Kryeministri në këtë periudhë duhet t’u kishte thënë vetëm dy fjalë specialistëve, ju lutem më bëni programin strategjik, më kërkoni fonde, do të ndërpres të gjitha financimet e tjera. Në një situatë të jashtëzakonshme duhet të ndërpresë fondet e tjera”, u shpreh Jakaj.

Lexo edhe :  A do të mbyllen sërish kufijtë? Krerët e BE paralajmërojnë masat e ashpra


Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë nga propaganda dhe të fokusohet tek pandemia.


“Qeveria duhet të alokonte fondet e duhura dhe duhet të hiqte dorë nga propaganda dhe politika dhe të strukturohej një plan strategjik për menaxhimin e pandemisë. Gjithë plani është bërë nga kryeministri. Komiteti i ekspertëve ka mbajtur deklaratë të ndryshme, në kohë të ndryshme, në varësi të deklaratave të ndryshme të kryeministrit”, tha ai.

Sipas Jakajt qytetarët janë në panik, pasi qytetarët po vdesin në oborret e spitaleve.

“Për shkak të këtij kaosi dhe paniku që është krijuar nga paaftësia e menaxhimit, kryeministri tenton të fajësojë këdo që nuk flet në gjuhën e tij. Paniku është krijuar nga qytetarët, nëse të vdes qytetari në oborrin e spitalit është panik që krijohet natyrshëm”, përfundoi ai.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas