ShowBizz

Ish e shoqja e njeriut më të pasur në botë, 18.5 mld $ për bamirësi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 29/05/19 |
mapo.al

Ish-bashkëshortja e njeriut që qëndron pas kompanisë Amazon, MacKenzie Bezos, ka premtuar se do të japë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi. Ajo iu është bashkuar miliarderëve të tjerë në Giving Pledge, si investitorit Warren Buffett dhe themeluesit të Microsoft, Bill Gates.






“Përpos çdo gjëje që jeta më ka përballur mua, unë kam një sasi të konsiderueshme parash për të ndarë me të tjerët”-tha MacKenzie gjatë një deklarate. “Qasja ime ndaj filantropisë do të vazhdojë të jetë e kujdesshme. Do të duhet kohë, përpjekje dhe kujdes”- vijoi ajo.


MacKenzie dhe Jeff Bezos u divorcuan në fillim të këtij viti. Nga pasuria e shefit ekzekutiv të Amazon, që vlerësohet se është rreth 100 miliardë dollarë, MacKenzie përfitoi 37 miliardë dollarë si dhe 4% të kompanisë. Kujtojmë se Jeff Bezos është vlerësuar si njeriu më i pasur në botë.







1







Etiketa: ,

Pas