Aktualitet

Ish-futbollisti: Thomas Strakosha është me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 26/05/20 |
mapo.al

Massimo Brambati, ish-futbollist i Torinos dhe Barit, në një lidhje direkte me Instagram me gazetaren Giovanna Martini, ka zbuluar se portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është me koronavirus, sikurse edhe mesfushori i Milan, Franck Kessie.


Mediat italiane kanë zbardhur deklaratën e tij, teksa shprehet:


“Janë dy lojtarë, një nga Milani dhe një nga Lazio, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus. I Lazios është Strakosha dhe për të thonë se ka një dëmtim në këmbë. Kjo nuk është e vërtetë. Ai ka bërë një test dhe ka dalë pozitiv.


Nuk e di në lidhje me dëmtimin e Ibrahimovic, por Kessie i Milanit. Meqenëse u kthye nga Afrika së bashku me Gervinho, edhe ai është futur në karantinë”, ka deklaruar Brambati.


Sot te Lazio do bëjnë testet e dyta dhe me gjasa do të ketë edhe një qëndrim në lidhje me Strakoshën.



CLOSE
CLOSE
Pas