Një konflikt brenda parkimit privat pranë Liqenit Artificial, ka shkuar deri në përplasje fizike me policinë. Një nga personat e përfshirë ishte ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Ai dallohet ne videon e siguruar nga “MAPO”, teksa kundërshton policët.
Uniformat blu e ndalojnë, pavarësisht kundërshtimit. Sipas burimeve, Alaudin Malaj është konfliktuar me djalin e tij, ku në debat e sipër për një automjet, janë kapur edhe fizikisht.
Ish-gjyqtari është në proces divorci me bashkëshorten e tij. Më 22 gusht, bashkëshortja e ish-gjyqtarit Edlira Malaj ka kërkuar në gjykatë urdhër të menjëhershëm mbrojtje, bashkë me dy djemtë e saj.
Forcat “Shqiponja” e shoqëruan më pas në komisariat. Bashkë me Alaudin Malajn u ndalua edhe një person tjetër.