fbpx

ShowBizz

Ish-gruaja e Buffon flet për tradhtinë: E mora vesh në radio, por jam me fat





               Publikuar në : 14:11 - 22/11/19 |
mapo.al

Ish e shoqja e futbollistit të njohur Gigi Buffon, Alena Seredova, ka rrëfyer së fundmi se tradhtinë e tij me yllin e televizioneve Ilaria D’Amico e zbuloi përmes një emisioni radiofonik.


“Dëgjova se Gigi po më tradhtonte në radio. Isha e parafundit që e dija, pas meje e zbuloi babai”- u shpreh fillimisht 41-vjeçarja në emisionin “Vieni da Me”. “Mendoj se pas atij lajmi u bëra më e mirë. Kam qenë me fat, kemi ende një familje të ekuilibruar, unë nga njëra anë dhe Gigi nga ana tjetër.



Çdo gjë që nuk ju vret, ju bën më të fortë”-vijoi Seredova, duke pohuar se mban në shtëpi ende foto të ish-portierit. “Në shtëpi sot kam ende foto. Mund të duket e çuditshme, por të kaluarën mund ta mohosh kur nuk ka fëmijë në mes,por kur ata janë atje është qesharake ta bësh këtë”-tha ajo.


Risjellim në vëmendje se Alena dhe Gigi nisën një romancë në vitin 2005 dhe u martuan në qershor të vitit 2011 në katedralen e San Vito, Pragë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas