Historia e këngëtares Demi Lovato dhe ish-partnerit të saj, Max Ehrich, vazhdon ende të mbetet në qendër të vëmendjes, falë këtij të fundit.
Këtë fundjavë, Max dhuroi një shfaqje për paparacët në vendin ku ai i propozoi Demi-t për fejesë, në Malibu.
Paparacët kanë publikuar tre foto të Max, të cilat janë cilësuar të tepërta dhe qesharake.
Kujtojmë se romanca e çiftit u zbulua në mars kur ata ishin karantinuar bashku. Në korrik ata njoftuan se u fejuan dhe në shtator njoftuan ndarjen perfundimtare pas thashethemeve se Max Ehrich lëvdonte Selena Gomez dhe shante Demin.
Pak kohë pas ndarjes Demi publikoi një këngë që u cilësua si dedikim ndaj ishit të saj e më pas ky i fundit e akuzoi këngëtaren se e ka përdorur për qëllime marketingu./Dailymail/