Lewis Hamilton të enjten në Silverstone është parë të shëtisë në bokse me bluzën e Anglisë, kombëtaren e tij që ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Botërorit.
Piloti i ‘Mercedez’ në “Formula 1” jo vetëm kaq, por ka deklaruar se me 15 korrik do të udhëtojë në Rusi për finalen e madhe, ku ai shpreson të luajnë ‘Tre Luanët’.
Por ish-rivali i tij kampion bote në 2016, tashmë ekspert te RTL, Nico Rosberg, e njeh mirë dhe mendon se ai e ka ekzagjeruar.
Për ‘Bild’ Rosberg është shprehur: “Lewis në fakt nuk është fare tifoz futbolli. Kjo është e gjitha për “show”. Ai është fokusuar te Formula 1, dhe asgjë tjetër”.