Basha ka premtuar se kandidatët për deputetë nuk do zgjidhen më prej tij por nga anëtarësia e PD-së. Për të këshilluar Partinë Demokratike kanë mbërritur në Tiranë dy politikanë të njohur britanik, nga Partia Konservatore. Gazeta Shqiptare raporton se prej 3 ditës janë në Tiranë Davis Jones, kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish-kandidate e Konservatorëve për Bashkinë e Londrës.
Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po asistojnë Partinë Demokratike, duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, Partia Demokratike ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tri faza kyçe: “Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia”.
Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore, që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë. Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.
Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike i shërben kësaj partie edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD-në në parlament dhe në pushtetin lokal.
Lexo edhe
Si do hapet PD? Basha: Ju jap fjalën s’ka më kandidatë nga Kryetari
Në foto: Joy Morrissey me kryeministren e Britanisë, Theresa May