Sport

Ish-kapiteni i Romës tërhiqet nga futbolli?






               Publikuar në : 22:45 - 10/07/19 |
mapo.al

Sky Sport Italia raporton se ish-mesfushori i Romës Daniele De Rossi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.  De Rossi i dha fund periudhës së gjatë te Roma në maj dhe në fillim u hamendësua se ai do të transferohej në MLS ose te Boca Juniors.


Më pas u raportua se ai ishte gati të qëndronte në Serie A, me Fiorentinën që ishte në krye për të marrë shërbimet e tij.  Megjithatë, Sky tani pretendon se veterani do të varë këpucët në gozhdë dhe të fokusohet te trajnimi.

Fituesi i Kupës së Botës, babai i të cilit Alberto është përgjegjës për ekipin të rinjve të Romës, mbush 36 vjeç këtë muaj./Telesport.al/

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas