Aktualitet

Ish-kreu i ISHP: Shumë propagandë dhe pak punë në luftën kundër Covid









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 14/11/20 |
mapo.al

Ish-drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Besnik Jakaj  u shpreh se pandemia Covid-19 nuk është menaxhuar siç duhet nga qeveria.



Në një intervistë për “Euronews”, Jakaj tha se një nga gabimet e qeverisë ishte mospërfshirja e mjekut të familjes dhe testimi masiv.


“Ka një keq menaxhim. Në mënyrë të vazhdueshme qeveria ka bërë më shumë propagandë dhe ka bërë menaxhim të centralizuar. U vonua përfshirja e mjekut të familjes. Gjithashtu nuk ka pasur testim masiv, pasi kjo do të sillte ndërprerjen e përhapjes masive”, tha Jakaj.




Ish-kreu i ISHP-së e cilësoi situatën aktuale nëpër spitale një kolaps të vërtetë, dhe theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për çështje shtretërish.



“Ka shkuar në një kolaps në kuptimin e plotë sistemi spitalor sepse nuk mjaftojnë spitalet Covid1, Covid2 dhe Covid3, nuk është çështje shtretërish por është çështje menaxhimi”, u shpreh Jakaj.

Lexo edhe :  Vaksinimi i mësuesve do të bëhet nëpër shkolla

Ai shtoi se trajtimi i pacientëve në spitalet rajonale nuk do të krijonte këtë “hinkë” në spitalet Covid dhe nuk do të krijonte panik në popullatë, që presin me orë të tëra në ambulancë.

Jakaj gjithashtu shprehu shqetësim për personat që po mjekohen në kushtet e shtëpisë, pasi tha se po trajtohen me telefonata.

“Ka shumë që janë në oksigjenoterapi në kushte shtëpie, por këtë gjë në rastin më të keq duhet ta monitorojë mjeku, kurse në rastin më të mirë reminatori, por vetë qytetarë trajtohen me këtë terapi pa bërë një bilanc.”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas