Aktualitet

Ish-kreu i KQZ tregon se çfarë ndodh me dekretin e Metës





               Publikuar në : 08:52 - 09/06/19 |
mapo.al

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume, tregon se çfarë pritet të ndodh me dekretin e Presidentit Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve. Kume thekson se është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund të rrëzojë dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve. Madje Kristaq Kume thotë se ky dekret nuk mund të çohet në Gjykatën Administrative.


Pasi Presidenti i Republikës të dekretojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe besoj se këtë akt do ta firmosë ditën e hënë bashkë me arsyetimin juridik. Ky dekret ka vetëm një mundësi për t’u rrëzuar dhe ky është në Gjykatën Kushtetuese. Në kushtet kur nuk është Gjykata Kushtetuese, mbetet që ky dekret të zbatohet.
Në qoftë se do t’i referohemi po prapë Gjykatës Kushtetuese që ka trajtuar në dy raste në vendimet që merr Presidenti i Republikës, ajo e fundit në shkurt 2002 përcaktohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese se mund të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit, aktet individuale me karakter administrativ. Në këtë rast nuk është dhe si i tillë nuk mund të shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Apelit”, – tha Kume në një intervistë për News 24.





Etiketa: , ,

Pas