Aktualitet

Ish-kreu i KQZ: Zgjedhjet e 25 prillit, test i rëndësishëm për demokracinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 04/03/21 |
mapo.al

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume në fjalën e tij në takimin me presidentin Ilir Meta mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, është shprehur se do të jetë një test i rëndësishëm për demokracinë.





Kume ndër të tjera është shprehur se në këtë proces zgjedhor pret që një pjesë e standarteve të zgjedhjeve nuk do të shfaqen më si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët.


“Ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë.




Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen, si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët.


Lidhur me problemet që do shkaktojë pandemia, duhet parë me shumë seriozitet, sa i takon marrjes së masave për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të zgjedhësve në proces.


Shoh mundësinë e një keqpërdorimi të votës së emigrantëve. Fakti që nuk është realizuar kjo e drejtë, kjo nuk flet për mirë. Edhe ju z.President i keni bërë thirrje qytetarëve për të trajtuar problemin e kartave të identitetin, që duhet vlerësuar maksimalisht, nëpërmjet një fushate sensibilizuese.

Është me rëndësi të angazhohemi të gjithë për të garantuar një proces zgjedhor me standarde, për të mbrojtur çdo votë dhe për të ndaluar qysh sot çdo përpjekje për ta prekur atë”, ka thënë Kume.

Lexo edhe :  Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

LEXO EDHE:

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

Meta me Shoqërinë Civile: I kemi të gjitha mundësitë për zgjedhje si Kosova

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas