Njëzetë e dy shtetas u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke marrë zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare. Mes tyre ka qenë edhe deputeti Avdullah Hoti.
Hoti ka një rrugëtim të gjatë në politikën e Kosovës, duke mbajtur postin e zv/kryeminsitrit. Më 3 qershor, 2020, Hoti është zgjedhur kryeministër me 61 vota në Kuvendin e Kosovës, e cila u rrëzua pas 6 muajsh.
Gjatë ceremonisë së betimit, kryebashkiaku Veliaj tha se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet.
Teksa vlerësoi shtetasit më të rinj për zgjedhjen që kanë bërë, Veliaj u shpreh se marrja e shtetësisë shqiptare duhet konsideruar si një mision për progres dhe për të çuar përpara ambiciet e vendit tonë.
Pas leximit të formulës, 22 shtetasit nga Kosova, SHBA-të, Egjipti, Turqia dhe Siria, nënshkruan edhe aktin e betimit.