Miliarderi dhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka njoftuar se do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara.
Bloomberg sot zyrtarisht hyri në garë për president nga radhët e Partisë Demokrate.
“Po garoj për president për të mposhtur Donald Trumpin dhe për të rindërtuar Amerikën. Ne nuk mund të lejojmë veprimet e pamatura dhe joetike të presidentit Trump të ndodhin edhe në katër vjetët e ardhshme”, tha ai përmes një deklarate, shkruan Rel.
Bloomberg, 77 vjeç, në muajin mars kishte deklaruar se ai nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2020.