Varësia nga rrjetet sociale? Një sëmundje që ka pushtuar thuajse 90% të njerëzimit! Mes tyre, edhe ish-legjenda e Parmës, Faustino Asprilla, i cili është operaruar në dorë për shkak të Tweet. Motivi? Postime të vazhdueshme dhe telefoni në dorë.
“Jam drejt rikuperimit pas operacionit në dorë. Kjo ndodhi për shkak se isha shumë aktiv dhe postoja shumë”, shkruajti kolumbiani, që në vitet e arta të Serie A ka shpërthyer me verdheblutë.